InstaBIZ

Kredia 50 mijë dollarë në muaj, Harry dhe Megan kërkojnë punë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:12 - 18/08/20 |
Opi Nion

Pas blerjes së vilës luksoze në Santa Barbara për dukët e Sussex është koha të përveshin mëngët. Çështja e banesës u zgjidh. Pas një rezidence me qera në Kanada dhe një tjetre më pas në Mailbu, ata kanë blerë tashmë shtëpinë e ëndrrave.

Princi Charles kreu pagesën e paraprake të blerjes, që shkon në gati 5 milionë dollarë, ndërsa krejt çmimi i vilës arrin në 14.7 milionë dollarë.

E ndërtuar në vitin 2003 shtëpia me një stil mesdhetar përfshin edhe një bibilotekë, një palestër, pishinë, sauna, sallë lojërash dhe një fushë tenisi. Në total janë 9 dhoma gjumi dhe 16 tualete.

Tashmë është koha që Harry dhe Megan të mendojnë për pagesën e këstit, që në rastin e tyre shkon diku tek 50 mijë dollarë në muaj. Ata janë të gatshëm të pranojnë çdo lloj pune, edhe pse ëndrra në sirtar e Markle është të kthehet dhe të aktrojë./Opinion.al

 

 

 

Pas