Aktualitet

Kraja: Në prill 2022 plotësohet struktura e BKH


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 20/12/21 |
Opi Nion

Në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave, kreu i SPAK Arben Kraja është shprehur se në Prill të vitit 2022 do të plotësohet struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit me 32 anëtarë.

Kraja deklaroi se në SPAK është ngritur qendra e përgjimeve dhe laboratori digjital.

“Para dy vitesh ishim vetëm 8 prokurorë, në janar bëhemi 17. Në muaj prill të vitit të ardhshëm presim të plotësohet struktura e BKH me 32 hetuesit e grupit të dytë. Kemi ngritur në SPAK qendrën e përgjimeve dhe laborator digjital”, u shpreh Kraja./ Opinion.al

Pas