Aktualitet

KQZ përditëson shifrat/ PS me 75 mandate, ku renditen PD dhe LSI


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:54 - 26/04/21 |
Opi Nion

Sipas përditësimit të KQZ-së deri në orën 18:21, janë numëruar në rang vendi 3147 kuti votimi nga 5199 kuti në total.

Duket e  Partia Socialiste vazhdon të mbetet forcë e parë dhe në këto zgjedhje deri më tani  ka marrë 445412 vota ose 48.78 %.

PD-AN ka marrë 359110 vota ose 39.32 % dhe LSI 63125 vota ose 6.91 %.

Ndërkohë duket nga rezultaet e KQZ se nga të gjitha partitë e tjera, vetëm PSD e Tom Doshit ka mundur që të marrë mbi 1% të votave në rang vendi. Momentalisht kjo forcë politike ka 19763 vota ose 2.16 % të totalit.

Të konvertuara në mandate, deri më tani, rezulton se PS merr 75 mandate, PD 58, LSI 5 dhe PSD 2.

Ndërkohë që kujtojmë se krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 PS është rritur me një mandat, PD me 15, LSI ka rënë me 14 dhe PSD është rritur me 1 mandat./Opinion.al

Pas