Aktualitet

KQZ cakton qarkun për pilotimin e votimit elektronik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:04 - 12/02/21 |
Opi Nion

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që pilotimi i votimit dhe numërimi elektronik do të bëhet vetëm në një zonë të Bashkisë së Tiranës, duke rrëzuar kështu propozimin e PD dhe LSI për qarkun e Korçës dhe të Fierit.

Bëhet me dije se përfaqësuesit e palëve politike ishin të dakorëdësuar paraprakisht, të ndodhur edhe në pamundësi kohe, për ta vijuar më tutje debatin dhe ndasitë që ndodhën fillimisht.

Zona ku do të bëhet testimi i teknologjisë nuk duhet të ketë nën në juridiksionin territorial të saj më shumë se 55 qendra votimi.

Caktimi i zonës do të bëhet i ditur në ditët në vijim dhe do të jetë një vendimmarrje e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Pas