Bota

COVID-19 në Itali, ulet numri i të infektuarve dhe viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:42 - 12/02/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar se në 24 orët e fundit humbë jetën 316 persona, ndërsa janë konfirmuar 13908 raste të reja me COVID-19 nga 305619 testime të kryera.

Sot është shënuar një ulje të shifrave të të prekurve, pasi dje ishin 15146 të infektuar nga 292533 tamponë që u bënë.

Po ashtu dhe numri i viktimave ka shënuar ulje në krahasim me dje, u regjistruan 391 humbje jete. Ndërkohë që në total nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 93045 persona.

Shkalla e pozitivitetit është 4.5%, kundrejt 5.1% që ishte të enjten. Gjithashtu sot është regjistruar një ulje e numrit të shtrimeve në spitale dhe atyre në kujdesin intensiv./ Opinion.al

Pas