Aktualitet

Trafiku në Tiranë, policia rekomandon rrugët alternative për fundjavën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:53 - 12/02/21 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka njoftuar se qytetarët që udhëtojnë nga jugu i Shqipërisë duhet të zgjedhin si rrugë alternative Elbasanin për të mbërritur kryeqytet.

Qytetarët që udhëtojnë nga veriu i Shqipërisë drejt kryeqytetit, duhet të zgjedhin si rrugë alternative Paskuqanin nëpërmjet urës së re dhe Bulevardit të ri Zogu i parë,

Ndërkohë, qytetarët që udhëtojnë drejt kryeqytetit nga Kavaja dhe Durrësi, duhet të zgjedhin si rrugë alternative rrugën interurbane dytësore Durrës-Tiranë dhe anasjelltas përmes Ndroqit.

Këto masa janë marrë në kuadër të punimeve që po kryen ish sheshi “Shqiponja”, dhe përgjatë unazës së re.

Autoritetet do informojnë në vazhdimësi dhe rrugët alternative që sugjerohen si dhe apelojnë  shumë kujdes në trafik me qëllim shmangien e veprimeve që mund të jenë burim për aksidente rrugore./ Opinion.al

Pas