Aktualitet

Kosovë/Isa Mustafa-Opozitës: Kot lodheni, nuk i tërheqim marrëveshjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:45 - 18/11/15 |
b.f

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i cili po qëndron në Bruksel ka thënë se nuk ka asnjë tërheqje të nënshkrimeve dhe se një kërkesë e tillë nga opozita është e kotë.

Mustafa ka thënë se do të ketë vetëm respektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të vendit.

 

“Në takimet që i kam zhvilluar në Bruksel me përfaqësues të lartë edhe është diskutuar situata në Kosovë dhe është absolutisht e papranueshme nga ana ime e edhe e tyre sjellja që është parë sot në Prishtinë.  Është e papranueshme të shkatërrohet prona publike dhe private”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Ai po ashtu ka dhënë edhe një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës, duke thënë se vitin e ardhshëm do të udhëtojnë pa viza.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas