Aktualitet

Kosovë, opozita pret me pankarta Presidentin e Austrisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:03 - 29/10/15 |
b.f

PRISHTINË- Opozita në Kosovë ka shkuar sot në seancën solemne për nder të Presidentit austriak, me pankarta në duar ku shkruhej “mjaft me heshjten e hegjemonisë serbe” dhe “ruaje shpinën zotri president, rrencat dhe të korruptuart qëndrojnë pas jush”. Gjithsesi seanca ka vazhduar me përshendetjen e kreu të parlamentit, Kadri Veseli dhe mandej përshëndetjen e e Presidentit të Austrisë Heinz Fischer. “Ne kemi treguar shumë here respekt karshi demokracisë, duke krijuar një bazë të mirë ekonomike dhe sistem të qëndrueshëm ekonomik. Kjo demokraci do të funksionojë dukshëm më mirë”. Sipas Fischer, duhet pas parasysh që qytetarët kanë nevojë për qëndrueshmëri ekonomike.
Sakaq është njoftuar se opozita ta thyejë bojkotin të hënën e javës së ardhshme kur mbahet seanca për votimin e MSA Kosovë-BE.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas