Rajoni

Kosovë/ Një viktimë dhe 68 raste të reja me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:36 - 12/10/20 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 68 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja u konfirmuan nga testimi i 702 mostrave.

Instituti po ashtu tha se në harkun e 24 orëve jnë shëruar 33 pacientë të cilët ishin infektuar me COVID-19.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 16,247. Prej tyre, 648 pacientë kanë vdekur dhe 14,368 janë shëruar.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars. Aktualisht, raste aktive janë 1,231./ Opinion.al

Pas