Politikë

“Nuk e kam dëgjuar planin e PD”, Basha: Rama nuk dëgjon asnjë shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:41 - 12/10/20 |
Opi Nion

Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për shtyp në selinë blu ka reaguar në lidhje me situatën ekonomike në vend, ku sipas tij papunësia po rritet në mënyre gjeometrike.

“Javët kalojnë dhe kriza bëhet më e thellë. Ekonomia po zhytet ditë për ditë, numri i të papunëve po shtohet me qindra në ditë. Shëndetësia është në kufijtë e kolapsit. Siguria e fëmijëve dhe e mësuesve në shkolla është lënë në mëshirë të fatit. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë. Kjo është gjendja sot, përkeqësim i thellë në të gjitha aspektet e jetës, të ekonomisë dhe shëndetit të shqiptareve” , shprehet Basha.

Gjithashtu kreu i Partisë Demokratike nuk ka nguruar t’i përgjigjet kryeministrit Rama, i cili ka thënë se nuk ka dëgjuar për planin me pesë pika të PD. Për këtë arsye, Basha ka shpjeguar dhe njëherë planin e PD, duke i kërkuar kryeministrit që ta vërë zbatim sa më shpejtë të jetë e mundur për të ndihmuar qytetarët.

Edi Rama është përgjigjur se nuk ka dëgjuar për planin me pesë pika të PD. Unë  e besoj, edhe pse shumë nuk e besojnë, sepse nuk ka ditë, por javë, muaj e vite që Rama nuk dëgjon, nuk dëgjon njerëzit, prindërit që kanë humbur vendin e punës, biznesin që ka vite që lufton për mbijetesë e po i dorëzohen falimentimit. Dy spitalet COVID janë në pikën e thyerjes. Kur nuk dëgjon asnjë shqiptar, nuk dëgjon as planin tonë. Nuk do të lodhem ta përsëris edhe njëherë planin tonë me pesë pika sepse ajo që ka më shuam rëndësi për shqiptarët nuk janë batutat e lodhura, cic-micet dhe grindjet politike që i prodhon për t’i hequr mendjen shqiptarëve nga mjerimi që e ka shkaktuar nga premtimet e pambajtura”,-tha Basha./ Opinion.al

Pas