Kronikë

Grabitja në Rinas/ Seanca e ballafaqimit, Veseli mohon përfshirjen e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:50 - 12/10/20 |
Opi Nion

Ka përfunduar seanca e ballafaqimit mes Alkond Brengasit dhe Oltion Veselit në lidhje me grabitjen e 9 prillit 2019 në Rinas.

Ka qenë i pandehuri Veseli i cili ka kërkuar të ballafaqohet me bashkëpunëtorin e drejtësisë, i cili gjithashtu dyshohet se është i përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Brengasi ka pohuar se ka qenë ai që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Pasi ka pranuar të rrëfehet, Bengasit i është dhënë statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë në këmbim të informacioneve të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.

Oltion Veseli e ka mohuar të ketë lidhje me grabitjen e 9 prillit 2019 në Rinas, ndërkohë që pretendon se Gjykata e dënoi në mungesë të provave dhe fakteve. Po shtu,  Brengasi është ballafaquar edhe me vëllezërit Çala.

Kujtojmë që Brengasi ka identifikuar dhe Ragip Hajdinin,  i cilësuar si “Daja” nga Kosova. Sipas hetuesve, Hajdini dyshohet se është personi që ka siguruar furgonin “Chevrolet” që më pas u modifikua në Elbasan për t’u përdorur në grabitje.

Kujtojmë se në grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 prill u morën prej 6 milion euro milionë euro. Në këtë grabitje mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, Admir Murataj, i cilësuar si truri i grabitjeve të parave të bankave të nivelit të dytë./ Opinion.al

Pas