Në 24 orët e fundit Kosova nuk ka shënuar viktima nga COVID-19. Ndërkohë, bëhet me dije se gjatë këtij harku kohor në janë regjistruar 35 raste të reja me COVID-19 nga 3.199 teste të kryera.
Ndërkohë, janë shëruar 180 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 101.279, kurse numri i rasteve aktive është 3.695.
Numri total i rasteve pozitive është 107.213 raste, nga të cilët kanë humbur jetën 2.239 qytetarë./ Opinion.al