Rajoni

Kosovë/ Ambasadori i SHBA takon kryetarin e LDK-së


               Publikuar në : 19:06 - 08/10/19 |
Opi Nion

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, diskutuan të martën për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 6 tetor në Kosovë.

Në bazë të rezultateve preliminare, LDK-ja ka dalë e dyta në këto zgjedhje, pas Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto dy parti nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë së re, edhe pse është thënë se negociatat do të nisin pas numërimit të të gjitha votave.​

Në një komunikatë për media, të lëshuar të martën nga LDK-ja, thuhet se Mustafa e falënderoi Kosnettin për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën, ndërsa ky i fundit tha se është i kënaqur me rrjedhën e procesit zgjedhor.

​Kosnett takoi të martën edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilin e uroi për, siç tha, një fushatë që i adresoi shqetësimet e votuesve./Burimi: REL.

Pas