InstaBIZ

Liam Hemsworth lë pas krahëve ndarjen nga Miley Cyrus


               Publikuar në : 19:23 - 08/10/19 |
xhu lia

Divorci mes Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ishte një nga lajmet më të bujshme të showbizit botëror për këtë vit. Ata u ndanë pas më pak se një viti të martuar dhe me një lidhje 10-vjeçare.

Fillimisht aktori i njohur Liam Hemsworth, e përjetoi mjaft keq ndarjen nga Cyrus, sidomos pas fotove të publikuara në rrjete sociale ku ajo shfaqej duke u puthur në një jaht me ish të dashurën e saj Kaitlynn Carter. Por tashmë Liam është mjaft i fokusuar tek puna dhe familja e tij.

Ai e ka pranuar se lidhja me Miley-n ka marrë fund dhe kjo gjë ka ndikuar mirë tek ai.

“Liam ju desh pak kohë ta merrte veten, por çdo ditë që kalon bëhet më mirë. Ai është i fokusuar që të ecë përpara në një drejtim pozitiv dhe nuk është i interesuar për të nisur një lidhje të re, të paktën në këto momente”,-janë shprehur të afërm pranë tij për mediat.

Prania e njerëzve të tij më të dashur në këtë periudhë e kanë ndihmuar aktorin që t’a kalojë këtë periudhë të vështirë./Opinion.al/

Pas