Aktualitet

Kosova/Shefi i NATO-s bisedon me Vuçiç: Ndërhyjmë nëse stabiliteti kërcënohet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:55 - 03/08/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, lidhur me tensioned në veri të Kosovës, pas vendimit të kësaj të fundit për aplikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë. Përmes një publikimi në Tuiter, kreu i NATO shprehet se ky organ është gati të ndërhyjë në rast të këcënimit të stabilitetit.

“Bisedova me presidentin e Serbisë mbi tensionet në veri të Kosovës. Të dy palët duhet të angazhohen në dialogun konstruktiv të ndërmjetësuar nga BE dhe t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes diplomacisë. NATO-KFOR janë të gatshme të ndërhyjnë nëse stabiliteti kërcënohet, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara”, shkruan Stoltenberg./Opinion.al

Pas