Kryesore

Kosova nuk reziston, “rrëzohet” në Angli


               Publikuar në : 22:39 - 10/09/19 |
Opi Nion

Pas 15 ndeshjeve pa humbur, Kosova është mposhtur mbrëmjen e sotme nga Anglia me rezultatin 5-3, duke bërë që “Tre luanët” të mbajnë kryesimin në gupin A.

Valon Berisha kaloi Kosovën në avantazh që në minutën e parë të takimit, por në minutën e ‘8 Stërling barazoi shifrat 1:1. Ndërsa, Harry Kane ka menduar për të kthyer gjithçka në avantazh për anglezët. Kane shënoi, pas një kundërsulmi të shpejtë, duke shënuan edhe golin e avantazhit.

Por, sikur mos mjaftonte epërsia e anglezëve, Vojvoda shënoi autogol, duke çuar shifrat në 3:1 për Anglinë. Mërgim Vojvoda dërgoi topin në rrjetën e Kosovës, pas një asisti në zonën e rreptësisë të Sanchos. Ndërkohë, Sanchos shënoi dy gola dhe thelloi rezultatin në 5:1.

Kosova e nisi mjaftë mirë pjesën e dytë, pasi shënoi dy gola me Valon Berishës dhe Muriqi. Ky i fundit shënoi nga pika e bardhë e penaltisë.

Pas fitores, Anglia është në vendin e parë në grup me 12 pikë të plota. Çekia vjen e dyta me 9 pikë, ndërsa Kosova ka 8 pikë dhe është e treta. Shpresat për kualifikim ende nuk kanë humbur te ekipi i Kosovës./ Opinion.al E.Xh.

Pas