Aktualitet

Kosova në UEFA/ Zvicra me gisht në gojë…Serbia në tërbim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 03/05/16 |
b.f

Anëtarësimi historik i Kosovës në UEFA kishte kundërshtarët e vet dhe më të mëdhenjtë ndodheshin në Beograd.

Mediat serbe e cilësuan skandal anëtarësimin dhe thonë se u bë në shkelje flagrante të statutit.

“Skandal në Budapest”, është lajmi kryesor në edicionin online i Kurir, që shton se Kosova u pranua në shkelje flagrante të statutit.

B92 thotë se pavarësisht se artikulli 5 i statutit nuk ndryshoi, kjo nuk e pengoi Kosovën që të bëhej anëtare e UEFA-s.

Lajmi i anëtarësimit të Kosovës në UEFA nuk është pritur mirë jo vetëm në Serbi, por edhe në Zvicër.

Blick hapet në versionin e vet online me titullin: “Kosova në UEFA, po Xhaka dhe Shaqiri, çfarë do të bëjnë tani?”, shkruan ajo, duke theksuar edhe njëherë frikën e shprehur edhe nga përfaqësuesi helvet në Kongresin e UEFA-s për të ardhmen e lojtarëve që kanë lindur në Kosovë.

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. Me ne fund.Tashme do ju hapet rruga per te lujt me kombetaren shqiptare talenteve te futbollit shqiptar

Pas