Aktualitet

Korruptoi prokurorin për të liruar vëllain, ekstradohet nga Spanja Dritan Dedja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:57 - 06/09/22 |
Opi Nion

31-vjeçari Dritan Dedja është ekstraduar nga Spanja për në Tiranë pasi akuzohej nga autoritetet shqiptare për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë ”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2019, shtetasi R. D. vëllai i Dritan Dedja është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike. Pas arrestimit, 31-vjeçari dyshohet se i ka ofruar një shumë parash prokurorit, për ndryshimin e masës së sigurisë për vëllain e tij.

Ndaj Dritan Dedjes Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”./Opinion.al

 

 

 

 

Pas