Aktualitet

Braçe-ministres së Financave: Kur fillon paketa, familjet kanë 3 muaj pa ndihmë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:15 - 06/09/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Financat ditën e sotme ka mbajtur sërish qëndrimin e tij kritik dhe është shprehur se qeveria nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur shtresat në nevojë nga rritja e çmimeve.

Braçe ka deklaruar se kanë kaluar tre muaj dhe zgjatja e paketës së ndihmës për shtresat në nevojë, më të prekura nga kriza ekonomike, nuk ka nisur ende.

“Kjo zgjatja kur fillon. Sepse qershori, korriku, gushti iku dhe bëhet fjalë për shtresat më vulnerabël të shoqërisë. Të cilët janë goditur më fortë nga të gjithë të tjerët nga rritja e çmimeve, që këtë muaj vijojnë të mbeten të larta. Sa kohë që tre muaj s’kanë marrë asgjë, tani që ngelen edhe katër muaj nga ky vit, kur do të fillojë zgjatja, kur do e marrin këta njerëz atë mbështetje buxhetore. Dhe e dyta çfarë do marrin, do të jetë e njëjta paketë, në sasi apo e njëjta’, tha Braçe.

Po ashtu, Braçe u ndal edhe tek problematikat në bujqësi. Ai shprehu shqetësimin se bujqit kanë dy muaj që s’marrin asnjë litër naftë falas.

“Pyetja tjetër që kam, është se keni marrë disa vendime qeverie për të mbështetur bujqit me një fond. Unë shoh në terren se bujqit kanë dy muaj që s’marrin asnjë litër naftë falas. Ndërkohë që punët janë tani, Pra ishte korrja, tani është plugimi dhe mbjellja dhe nëse nuk ka ndihmë tani harrojeni pranverën dhe verën e ardhshme. Dhe e theksoj se në ato tabelat e rritje ekonomike që publikohen çdo tre muaj, bujqësia paraqitet në shifra të ndryshme nga sektorët e tjerë. Dhe e treta si e parashikoni ju inflacionin në muajt që vijnë. Ç’impakt do ketë te këto shtresat në nevojë, dhe në prodhim se përveç ndërtimit ne nuk ndërhyjmë në asnjë fushë tjetër’, pyeti Braçe.

Nga ana tjetër, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se një paketë e re ndihme do të bëhet publike shumë shpejt.

‘Ky aktivitet i shtuar ekonomik është pasojë e politikave që kemi marrë deri tani qoftë për nxitjen e biznesit. Ne jemi duke njoftuar një paketë të re, e cila do të shpallet për pak ditë. Kanë ndryshuar kushtet, nga hartimi i paketës së parë dhe sot. Paketa e parë u hartua në fund të marsit dhe kishte pasiguri të lartë për zgjatjen e krizës. Morën disa masa ad-hoc që në linjë me parashikimet tona dhe institucioneve tona parashikonin një përmirësim të kurbës së inflacionit që nga 6 mujori i dytë i vitit. Kjo s’ka ndodhur ndaj ne do marrim një plan masash afatmesëm për shtresat në nevojë. Kemi krijuar hapësirë të arsyeshme në buxhet për t’i përballuar. Ne do të zgjasim mbështetjen për transportin, me qëllim që çmimi i biletës të mos rritet. 60% e inflacionit tonë është i importuar dhe do të varet nga rritja në tregun ndërkombëtar’, deklaroi Ibrahmiaj.

Pas