Aktualitet

Koronavirusi/ Shtohen masat në aeroportin e Rinasit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:11 - 23/02/20 |
Opi Nion

Pas rritjes së numrit të personave të prekur me koronavirus në Itali, strukturat shëndetësore shqiptare kanë shtuar masat në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Sipas informacioneve, është vendosur që se stafi mjekësor dhe pajisjet mjekësore të dyfishohen, duke kontrolluar çdo person që udhëton nga ky aeroport.

Stafi përbëhet nga tre persona në turn, të cilët do të kontrollojnë pasagjerët e fluturimeve nga Kina dhe Italia. Aktualisht, në aeroportin e Rinasit ndodhet një dhomë izolimi për çdo emergjencë.

Ndërkohë, Drejtuesja e departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, deklaroi sot se nuk ka vend për panik, duke theksuar se deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus në Shqipëri.

Po ashtu, ajo theksoi se strukturat shëndetësore shqiptare kanë marrë masat e nevojshme për të parandaluar shpërndarjen e këtij virusi në vendin tonë./ Opinion.al

Pas