Bota

Mbi 100 persona të prekur nga koronavirusi në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 23/02/20 |
Opi Nion

Koronavirusi po vijon të shpërndahet në Itali. Mësohet se deri më tani numri i personave të infektuarve është mbi 130. Sipas të dhënave, janë 89 raste në Lombardi, 25 në Veneto, 9 në Emilia Romagna, 2 në Lazio (çifti i turistëve kinezë në Spallanzani) dhe 6 raste në Piemonte.

Disa qytete të rajoneve veriore të Lombardisë dhe Venetos janë kthyer në karantina ku rreth 50 mijë qytetarëve të këtyre qyteteve i është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi. Conte tha gjatë mbledhjes së mbrëmshme, se në zonat vatra ku ka shpërthyer virusi nuk lejohen hyrjet dhe daljet, përveçse me leje të posaçme. Në këto zona janë mbyllur edhe shkollat. Në Itali deri tani raportohet vetëm për 2 të vdekur nga koronavirusi.

Koronavirusi tashmë me emrin zyrtar Covid-19 ka prekur edhe Seria A, ku disa ndeshje do të anulohen për arsye sigurie./ Opinion.al

Pas