Bota

Koronavirusi/ Rritet numri i viktimave në Brazil dhe Meksikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:10 - 31/08/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha ekonomike.

Amerika Latine vijon të jetë një ndër vatrat më të mëdha të koronavirusit. Brazili ka raportuar se në total kanë humbur jetën 120 896 persona nga COVID-19.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë shtetin brazilian ka shkuar në 3 862 311 shtetas.

Shifra të larta janë regjistruar edhe në Meksikë, ku numri i viktimave ka shkuar në 64 158. Meksika ka shënuar gjithsej 595 841 njerëz të infektuar me Covid19.

Ndërkohë, në të gjithë botën, janë infektuar deri tani 25 387 330 vetë. Nga ky virus në të gjithë globin kanë humbur jetën 850 600 persona./ Opinion.al

Pas