Bota

Koronavirusi nuk ndal NASA-n, gati helikopteri që do të fluturojë në Mars


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:32 - 01/04/20 |
el ida

Pavarsisht se pandemia ka pezulluar thuajse të gjitha aktivitetet, NASA nuk ndalet.

Kështu, parashikohet se në korrik do të bëhet nisja e sondës Perseverance në Mars, me objektivin që të arrijë në planetin “e kuq” në shkurt të vitit të ardhshëm.

Perseverance do të ketë një mision madhor, pasi do të mbajë edhe një helikopter të vogël të komanduar nga NASA, i cili mund të jetë mjeti i parë që fluturon në një planet tjetër.

I ushqyer nga energjia diellore, helikopteri do terri brenda sondës deri kur terreni ku ndodhet Perseverance do të gjykohet si i përshtatshëm nga inxhinierët e NASA.

Helikopteri nuk do të ketë me vete instrumente shkencore dhe nuk do të bëj analiza përtej fotografive, por një sukses edhe i pjesshëm do t’i hapte rrugën gjeneratës së re dhe më të avancuar, që mund t’i hapin vërtetë rrugë kolonizimit të njeriut./Opinion.al

Pas