Rajoni

Kurti letër presidentit Thaçi para takimit, ja çfarë do të diskutohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:40 - 01/04/20 |
Al Do

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Presidencë ku do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.

Por para takimit të thirrur nga Thaçi, Kurti i ka dërguar atij një letër ku thekson se e vetmja çështje për të cilën ai do të bisedojë sot me Thaçin është se kur do të jetë koha më e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit.

Në fillim të letrës Kurti shkruan se do të takohet me kënaqësi me presidentin dhe se si kurrë më parë Kosova ka nevojë për një të tillë që të respektojë Kushtetutën në çdo pikë e presje të saj.

Më parë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se do të thërrasë liderët e partive politike për t’u konsultuar lidhur me formimin e një qeverie të re pasi ai kundër mendimit të shpërndarjes së parlamentit në këtë periudhë. /Opinion.al

Pas