Sport

Koronavirusi/ Në Bjellorusi luhet ende futboll, tifozët mbushin stadiumin


               Publikuar në : 08:33 - 29/03/20 |
Opi Nion

Edhe pse në pjesën më të madhe të Europës ndalohen të gjitha aktivitetet sociale, sportive, argëtuese dhe artistike për shkak të pandemisë së koronavirusit, në Bjellorusi luhet ende futboll dhe jo me karrige bosh, por një derbi i vërtetë dhe në shkallët e stadiumit.

Kontrolle të shtuara tek tifozët, shumë prej tyre me maska dhe matje temperature pati përpara se të hyje në stadium, por në fund FK Minsk fitoi me rezultatin 3-2 përballë Dinamo Minsk, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit bjellorus.

Vendi i presidentit Lukashenko refuzon idenë e epidemisë, ka shumë pak persona të infektuar dhe kreu i shtetit ka vendosur që me pak përkujdes të shtuar çdo aktivitet të vijojë normalisht, përfshirë këtu dhe futbollin./ Opinion.al

Pas