Bota

Koronavirusi, Papa Françesku: Kjo është e diela e lotëve


               Publikuar në : 09:21 - 29/03/20 |
Opi Nion

Pas bilancit tragjik të viktimave të shkaktuar nga koronavirusi në botë, Papa Françesku e kacilësuar ditën e sotme si “e diela e lotëve”.

Ati i Shenjtë theksoi disa nga vuajtjet që po kalojnë njerëzit aktualisht, duke filluar nga personat e shtruar në spital deri te pamundësia për t’u ushqyer.

 “Unë mendoj për kaq shumë njerëz që qajnë, të izoluar, në karantinë, të moshuar vetëm, të shtruar në spital, njerëz në terapi intensive, prindër që shohin se nuk ka rrogë dhe nuk kanë mundësi që t’i japin fëmijëve për të ngrënë”, tha Papa në meshën që po transmetohej në Santa Marta.

Kujtojmë se dy ditë më parë Papa Françesku mbajti një lutje speciale në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit duke i kërkuar Zotit përfundimin e pandemisë së koronavirusit./ Opinion.al

Pas