Sport

Koronavirusi mund t’i japë fund epokës së bilbilave tradicionalë në sport


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:05 - 30/06/20 |
Al Do

Koronavirusi mund të heqë nga përdorimi bilbilin e arbitrave në futboll.

Shqetësimi është ngritur me argumentimin se gjyqtarët janë më të ekspozuarit ndaj riskut, pasi prekin topin që ka kontakt me të gjithë lojtarët, e më pas vendosin bilbilin në gojë.

Bilbili si mjet sinjalizues për arbitrat u implementuar për herë të parë 140 vite më parë.

Tashmë ai mund të zëvedësohet me bilbilin elektronik, njësoj siç veprojnë Shtetet e Bashkuara me NBA-n apo kampionatin e futbollit amerikan.

Bilbili elektronik është i tillë që arbitrat e mbajnë mes gishtave dhe nëpërmjet një butoni krijojnë një tingull të vërshëllimës.

Bilbili i ri, i cili ka formën e një elektriku të vogël dore, mund të jetë së shpejti aksesori i arbitrave për të nisur, përfunduar apo sinjalizuar verdikte nëse koronavirusi do të kthehet në kërcënim për sportin./ Opinion.al

Pas