Aktualitet

Përfundon mbledhja, çfarë vendosi KED për rekomandimet e ‘Venecias’


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:15 - 30/06/20 |
Al Do

Ka përfunduar mbledhja e parë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që prej largimit të Ardian Dvoranit si kryetar, ndërkohë që postin e tij e ka marrë nënkryetarja Vitore Tusha.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të ngrejë një grup pune për të adresur rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias.

Në mbledhjen e parë që prej largimit të Ardian Dvoranit si kryetar, ndërkohë që postin e tij e ka marrë nënkryetarja Vitore Tusha, KED ngarkoi anëtaren e KED Znj. Saida Dollani dhe anëtaren zëvendësuese, Znj. Marsida Xhaferllari për pasqyrimin e rekomandimeve të ‘Venecias’ përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Këto rekomandime do të pasqyrohen në aktet rregullatore të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të bërë të mundur vijimin e procesit në tërësi mbi përzgjedhjen e kandidaturave për vendet vakante.

Në lidhje me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara u bë me dije nga anëtarët relatorë se dy nga vakancat e përkohëshme që i takojnë institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, janë përgatitur plotësisht dhe në një kohë sa më të afërt do t’u përcillen kandidaturave përkatëse. Lidhur me vakancën e tretë që i takon Presidentit të Republikës, nuk është përfunduar ende i gjithë procesi standard i verifikimit./ Opinion.al

Pas