Aktualitet

VIDEO/ Vatër masive zjarri në Pashaliman, operacion nga ajri për shuarjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:40 - 30/06/20 |
Al Do

Një vatër masive zjarri ka përfshirë zonën e Pashalimanit.

Lajmin e bën të ditur Ministri e Mbrojtjes e cila njofton gjithashtu se deri tani nuk ka rrezik për bazën detare që ndodhet në zonë.

Për shuarjen e flakëve është angazhuar një helikopter i Forcave Ajrore i cili është i pajisur me mjetet e posaçme.

“Nis operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit. Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion. Sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit”, thuhet në njoftimin e ministrisë. / Opinion.al

Pas