Aktualitet

Koronavirusi/ Manastirliu: Nuk kemi persona të infektuar


               Publikuar në : 10:01 - 24/02/20 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka mbledhur ditën e sotme task-forcën për koronavirusin në sallën e emergjencave në aeroportin e Rinasit. Në mbledhje u diskutuan masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe për të parandaluar hyrjen e individëve të prekur në territorin shqiptar.

Ministrja theksoi se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, ndërsa thekosi se Shqipëri ka ka dyfishuar masat në oikat kufitare. Manastirliu tha se vetëm ditën e djeshme janë kontrolluar 4500 persona të cilët udhëtonin nga vende të ndryshme, ku përfshihet dhe Italia.

Manasterliu, tha se çdo informacion duhet marrë në rrugë zyrtare, nga strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe jo përmes burimeve të tjera që ministrja i quajti të rreme.

“Nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri. E them këtë dhe dua të informoj që kemi dhe masa të shtuara. Ne kemi dyfishuar masta në pikat kufitare. Në aeroportin ku jemi, në portin e Durrësit. Vetëm dje kemi monitoruar ,më shumë se 4500 udhëtar që kanë ardhur nga vendet ku futete dhe Italia. Jemi të përgjegjshëm dhe duhet të ecim me transparencë maksimale me publikun, për të gjitha masat që jemi duke ndërmarrë. Komunikimin me publikun e kemi thelbësor për të shmangur çdo dezinformim. Edhe dje jo pak mesazhe kanë qarkulluar që kanë nxitur panik. Nuk është koha që paniku t’i zë vendin arsyes. Është koha të vlerësojmë dhe dëgjojmë ekspertët, që në Shqipëri nuk mungojnë, të cilët po ndjekin planin e veprimit të miratuar nga tas-forca dhe strukturat në qeverinë shqiptare. Dua t’iu ftoj si media për t’iu pasur bashkëpunëtorë ashtu si dhe qytetarë, në një situatë që nuk kërkon panik, por përgjegjësi, transparencë dhe racionalitet. Jemi përballur dje me mesazhe të rreme, të cilat menjëherë kemi informuar nëpërmjet Ministrisë për jo vërtetësinë e tyre”, -tha Manastirliu./ Opinion.al

Pas