Sport

Frika nga koronavirusi, ndeshja Juventus-Inter mund të luhet pa tifozë


               Publikuar në : 10:30 - 24/02/20 |
Opi Nion

Koronavirusi po shpërndahet me shpejtësi në Itali, duke shkaktuar 4 viktima dhe mbi 150 persona janë të infektuar. Ndërkohë, frika nga koronavirusi ka sjellë pasoja dhe në Seria A, ku pjesa më e madhe e ndeshjeve janë anuluar.

Po ashtu, në pikëpyetje është dhe derbi i Italisë, Juventus-Inter. Sipas mediave italiane është thuajse e pamundur që kjo ndeshje të shtyhet, por derbi mund të luhet pa praninë e tifozëve.

Për klubin bardhezi por dhe për imazhin e Serie A, kjo është një humbje e madhe. 500 milion spektatorë në të gjithë botës janë në pritje të këtij takimi, por mund ta shijojnë pa zë, pa tifozë. Për Juven një ndeshje pa tifozë do të thotë afro 5 milion euro humbje./ Opinion.al

Pas