COVID-19 i ka marrë jetën një tjetër artisti në vendin tonë. Mësohet se është ndarë nga jeta kornisti Andrea Canaj. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Canaj vdiq në moshën 59-vjeçare. Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës.
Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve./ Opinion.al