Bota

Koronavirusi/ Boris Johnson njofton masat e reja të lehtësimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 28/05/20 |
Opi Nion

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka deklaruar se po ndërmerren masat lehtëse, pas përmirësimit të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Johnson u shpreh se qytetarët tashmë mund të shkojnë për vizita tek të afërmit e tyre, ndërsa shtoi se duhet që të respektojnë distancat sociale.

Po ashtu, kryeministri britanik tha se qytetarët duhet të respektojnë këshillat e mjekëve dhe se duhet të lajnë më shpesh duart.

 “Mund të bëni vizita familjare tek të afërmit tuaj. Mund të përdorni edhe tualetet atje. Por, gjithcka duke respektuar distancat sociale, duke u kujdesur për higjenën personale dhe larë shpesherë duart”, tha kreu i qeverisë britanike përpara gazetarëve./ Opinion.al

Pas