Rajoni

COVID-19 në Kosovë, ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:28 - 28/05/20 |
Opi Nion

Kosova ka shënuar përsëri shifra të ulëta përsa i përketë të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit. Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, janë konfirmuar katë raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan. Po ashtu mësohet se sot janë shëruar 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 820 raste.

Gjithsej në Kosovë regjistrohen 1.052 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./ Opinion.al

Pas