Bota

Koreja e Veriut, gati për të rinisur bisedimet me SHBA-në


               Publikuar në : 10:31 - 10/09/19 |
el ida

Koreja e Veriut është e gatshme të rinisë bisedimet për çarmatosjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara.

Zëvendësministrja e Jashtme e këtij vendi, Choe Son-hui tha se verikoreanët janë të gatshëm të rifillojnë diskutimet “gjithëpërfshirëse” në një mjedis të përshtatshëm për të dyja palët.

Por vetëm pak orë pas deklartës së Choe, u raportua se Koreja e Veriut, lëshoi dy raketa me rreze të shkurtër.

Ushtria e vendit tha se raketat u hodhën nga provinca Pjongan dhe se fluturuan nëpër të gjithë vendin përpara se të binin në det./Opinion.al

Pas