Kronikë

Dy aksione policie, sekuestrohet mbi 130 kg drogë


               Publikuar në : 10:55 - 10/09/19 |
el ida

Një operacion antidrogë në Fier ka përfunduar me arrestimin e dy personave, shpalljen në kërkim të dy të tjerëve dhe sekuestrimin e rreth 57 kilogramëve kanabis, një arme zjarri dhe municion luftarak.

Lënda narkotike u gjet në banesat e personave të ndaluar në fshatin Cakran.

Po ashtu 73 kilogramë marijuanë është bllokuar gjatë një aksioni tjetër antidrogë në kufirin greko-shqiptar, në Janinë, në përfundim të së cilit u arrestua një shtetas grek.

Policia greke ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe nga kontrolli i ushtruar brenda makinës u gjetën 47 pako me 73 kilogramë drogë./Opinion.al

Pas