Bota

Korea e Veriut, ekzekutime për vjedhje lope dhe shikim kanalesh televizive


               Publikuar në : 12:50 - 11/06/19 |
xhu lia

Sipas raportit të një organizate joqeveritare në Korenë e Jugut janë identifikuar rreth 318 vende në Korenë e Veriut, të cilat janë përdorur nga qeveria për të kryer ekzekutimet publike.

Sipas BBC janë intervistuar 610 të dezertuar të Koresë së Veriut në një hark kohor prej 4 vitesh për të hartuar raportin e kësaj organizate.

Sipas këtij raporti janë dokumentar dekada vrasjesh për motive si vjedhja e një lope deri  tek shikimi i kanaleve koreano-jugore.

Këto ekzekutime realizoheshin përgjithësisht në ambiente publike si pranë lumenjve, fushave, tregjeve, shkollave apo dhe terreneve sportive.

Në to ishin të pranishëm deri në 1000 banorë të cilët mblidheshin nga qeveria që të asistonin në këto ekzekutime.

Përveç banorëve, të detyruar për të parë këto vrasje ishin edhe familjarët  e atyre që po ekzekutoheshin. Dëshmitari më i vogël i një vrasje publike sipas raportit ishte në moshën 7-vjeçare.

Disa ekzekutime publike gjithashtu ndodhin brenda ambienteve të paraburgimit, apo dhe në kampet e punës.

Korea e Veriut është një ndër vendet e pakta në botë që vijon të jetë nën sundimin komunist./Opinion.al/

Pas