-Teknologji

Samsung Note 10 prezantohet disa javë përpara iPhone


               Publikuar në : 13:39 - 11/06/19 |
Al Do

Smartphoni i shumëpritur Samsung Galaxy Note 10 do të prezantohet më 10 gusht dhe i gatshëm në dyqane me 25 gusht.

Sipas burimeve të mediave nga Koreja e Jugut këto data përputhen me periudhat e mëparshme kur është prezantuar modeli ‘Note’ i Samsung.

Në prezantim do të shfaqen gjithashtu edhe dy modele të tjera ‘Note 10 Lite’ dhe ‘Note 10 Pro’. Të tre modelet parashikohen të përfshijnë shërbimin 5G.

Burimet thonë se modeli i ri nuk do të ketë buton, por do të jetë i gjithi ekran. Në modelin e ri Samsung pritet të sjellë ekranin me cilësinë më të lartë të prodhuar ndonjëherë për një spartphone.

Pajisja do të funksionojë me procesorin Snapdragon 855 ose Samsung Exynos 9820 dhe 12 GB RAM.

Çmimi që pritet të dalë në treg mendohet të nisë nga 1100 dollarë. /Opinion.al

Pas