Rajoni

Bill Clinton mbërrin në Kosovë


               Publikuar në : 12:52 - 11/06/19 |
Al Do

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbërritur në Kosovë.

Ardhja e tij në Kosovë është në kuadër të aktiviteteve që po organizohen për të shënuar 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ai është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe ish presidentja Ahtifete Jahjaga.

Gjatë ditës, Clinton pritet të zhvillojë takime të ndara me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ditën e nesërme ish presidenti pritet të mbajë edhe një fjalim në kuadër të 20 vjetorit të clirimit të Kosovës

Bill Clinton, presidenti i 42-të i SHBA, ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë në kohën e çlirimit të Kosovës. Ai ka qenë një nga advokuesit më të fortë për përfundimin e konfliktit me Serbinë që përfundoi me sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pati shpallur muaj më parë, vitin 2019, si vit të NATO-s. /Opinion.al

 

 

Pas