InstaBIZ

Foto/ Keanu Reeves, aktori me më shumë respekt për gratë


               Publikuar në : 13:44 - 11/06/19 |
xhu lia

Është një nga aktorët më të pëlqyer dhe më të dashur të Hollywoodit. Gjithashtu duket se aktori Keanu Reeves është kthyer në një nga aktorët, që cilësohet se  ka shumë respekt për gjininë femërore.

Mediat e huaja kanë publikuar foto ku Reeves shfaqet duke pozuar me fanset e tij, por në shumicën e tyre përpiqet që të mos i prekë fare.

Diçka e tillë duket se ka ndodhur edhe me koleget e tij aktore. Sipas komenteve në rrjete sociale mund të jenë disa arsyet që e shtyjnë atë të bëjë këtë veprim.

Një prej tyre mund të jetë fakti se ai mundohet të evitojë çdo rast apo mënyrë akuzimi për ngacmim seksual.

Një tjetër supozim është fakti se ai i respekton shumë gratë dhe për këtë arsye mundohet të ketë sa më pak kontakt fizik me to./Opinion.al/

3 14614390-7125331-image-a-77_1560191857567 u1 u5
<
>

Pas