Kronikë

Korçë/ Sherr mes komshinjve, plagoset me thikë njëri prej tyre



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 14/08/22 |
Opi Nion

Një sherr mes dy komshinjëve në Korçë ka lënë të plagosur me thikë njërin prej tyre.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lagje të qytetit të Korçës në afërsi të shkollës “Demokracia”.

Sipas informacioneve policore, dy komshinjtë janë zënë duke u goditur, ndërsa njëri prej tyre ka plagosur me thikë tjetrin.

Ndërkohë, mësohet se i plagosuri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

 

Pas