Kronikë

Plagosja në Korçë/ Ja shkaku i sherrit mes dy komshinjëve, policia jep detajet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:17 - 14/08/22 |
Opi Nion

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në Korçë ku mbeti i plagosur me thikë një person.

Uniformat blu bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur për motive pronësie. Mësohet se shtetasi Niko Prifti, rreth 68 vjeç goditi me thikë Rustem Beqirin, 60 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes Prifti, është shoqëruar  në ambientet e Komisariatit të Korçës.

Njoftimi i policisë

Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti një shtetas tjetër, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.

Më datë 14.08.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi N. P., rreth 68 vjeç, gjatë një konflikti i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. B., 60 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

 

Pas