Aktualitet

Korçë/ Dyndje fëmijësh në pediatri, mjeku:Po qarkullon një virus shumë ngjitës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 03/11/21 |
Opi Nion

Në pediatrinë e Korçës janë paraqitur një numër i lartë fëmijësh të prekur me një lloj të veçantë virusi që rezulton të jetë ngjitës.

Shefi i pavionit të pedriatisë, Robert Rado në një prononcim për abc news tha se virusi njihet me emrin koksaki-virus dhe është shumë ngjitës me shenja specifike në gojë, lëkurën e duarve dhe këmbëve.

Kohët e fundit janë vënë re shfaqja e një virozë specifike që shfaq disa shenja në lëkurë, përreth gojës, në këmbë. Kjo është një virozë specifike që mesa shikojmë është dhe ngjitëse, dhe nëse prindërit kanë raste të tilla duhet që të kontaktojnë me mjekët dhe për një periudhë 1 javore nuk duhet që ti dërgojnë fëmijët në çerdhe dhe në kopësht pasi kjo kalo nga një në një fëmijë. Nëse ka temperaturë dhe të vjella duhet të marrim masa të tjera” tha mjeku.

Ndërkohë sa i takon rasteve me Covid-19 mjeku tha se kanë qenë të pakta në qytetin juglindor.

“Rastet nga Covid kanë qenë të pakta deri në 50 raste”, tha Rado./Opinion.al

Pas