Kronikë

Korçë/Arrestohet 40-vjeçari, mbajti peng personin që i kishte para borxh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:18 - 22/08/20 |
Opi Nion

Një 40-vjeçar në qytetin e Korçës është arrestuar pasi ka mbajtur peng një person.

Sikurse njofton policia Klodian Fuatllari u arrestua në flagrancë pasi dyshohet se është përpjekur të zgjidhë me vetëgjyqësi një çështje huamarrjeje.

Ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”./Opinion.al

Pas