Aktualitet

156 raste të reja, sa ishte numri i viktimave sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:58 - 22/08/20 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 156 raste të personave të prekur nga Covid 19 dhe janë kryer 837  testime.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 11 raste në Krujë dhe Kukës, nga 10 raste në Durrës, Fier, Lezhë, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Elbasan, Lushnje, Tropojë, 5 raste në Berat, nga 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Patos, nga 3 raste në Devoll dhe Vlorë, 2 raste në Mirditë, nga 1 rast në Kurbin, Pukë, Divjak, Shijak.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 88 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4184, që nga fillimi i epidemisë

Ndërkohë sërish janë shënuar viktima, pasi 5 persona kanë humbur jetën.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 47 vjeçar nga Shkodra, një 53 vjeçare nga Fieri, një 57 vjeçar nga Lezha, një 78 vjeçar nga Kukësi , një 78 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për respektim të masave dhe përdorim të maskave, ndërkohë që shifrat në vend mbeten të larta.

COVID-19 – Statistika (22  Gusht 2020)

Testime totale            55272

Raste pozitive              8275

Raste të shëruara       4184

Raste Aktive                3846

Humbje jete 245 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 35, Durrës 33, Fier 11, Elbasan 10, Korçë 10, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1954

Durrës             504

Shkodër    304

Fier           195

Lezhë              164

Korçë              161

Vlorë               141

Kukës              140

Elbasan                127

Berat               68

Gjirokastër      44

Dibër               44

 

 

 

Pas