Aktualitet

Konflikti SHBA-Francë për nëndetëset, anën e kujt po mban Shqipëria?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:32 - 25/09/21 |
Opi Nion

Në intervistën e dhënë për televizionin francez TV5Monde, Kryeministri Rama u pyet edhe për qëndrimin e Shqipërisë në konfliktin mes Francës dhe SHBA-ve për çështjen e nëndetëseve.

Për këtë çështje Rama tha se Shqipëria është aleat i të dyja shteteve dhe nuk mund të hyjë në këtë lloj krize.

Pyetje: Ju mbroni multilateralizmin, kriza trans-atlantike ka vend në OKB me çështjen e nëndetëseve. Si vend europian shumë i lidhur me SHBA, në cilin krah qëndron Shqipëria, në anën e Francës apo në anën e Uashingtonit?

Kryeministri Rama: Jo. Ne jemi vërtetë aletatë krenarë të SHBA, por jemi gjithashtu miq shumë krenarë të Francës dhe nuk hyjmë në këto lloj krize, le të themi mes atyre të dyve, sepse nga njëra anë nuk mund të bëjmë asgjë për ta zgjidhur, dhe nga ana tjetër jam i sigurtë që ndërmjet Presidentit Macron dhe Presidentit të SHBA Joe Biden ka mjaft aftësi për të dialoguar dhe për ta zgjidhur krizën në mënyrë sa më miqësore. 

 

Pas