Rajoni

Konferenca ndërqeveritare, Michel: Organizohet nëse i thoni po propozimit francez



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:59 - 05/07/22 |
Opi Nion

Konferenca e parë ndërqeveritare mund të organizohet në ditët në vijim nëse propozimi francez pranohet nga Maqedonia e Veriut.

Kështu është shprehur kryetari i Këshillit të Evropës, Charles Michel, në një konferencë për mediat me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

“Personalisht kam besim se kjo është një zgjidhje e balancuar që adreson shqetësimet tuaja dhe qëllimi është i qartë, të fillojmë negociatat e anëtarësimit dhe të ecim përfundimisht drejt ndërtimit të së ardhmes sonë të përbashkët në BE. Nëse thoni po, konferenca e parë ndërqeveritare do të organizohet në ditët në vijim”, tha Michel, raporton Alsat.

Kujtojmë se ngërçi i krijuar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pengon edhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Zgjidhja e mosmarveshjeve mes dy vendeve zhbllokon edhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Pas