Bota

Ekonomisti amerikan: COVID-19 ka dalë nga një laborator në SHBA



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:33 - 05/07/22 |
Opi Nion

Ekonomisti i njohur amerikan Jeffrey Sachs thotë se COVID-19 ka dalë nga një laborator në Amerikë dhe jo në Kinë.

Sachs thekson se është shumë i bindur që virusi është rezultat i bioteknologjisë amerikane. Por, ai shtoi se ende nuk dihet me siguri se si ka dalë koronavirusi.

“Ka shumë prova që duhen parë dhe nuk po hetohen fare, as në SHBA dhe as në shtetet e tjera. Mendoj se për disa arsye, zyrtarët amerikanë nuk duan të hetojnë thellë”, është shprehur Sachs.

Ekonomisti i famshëm ka thënë më parë se beson që pandemia e COVID-19 ishte rezultat i eksperimenteve të bërë nga shkencëtarët kinezë dhe amerikanë, por që virusi të ketë dalë nga jashtë Kinës, kjo është hera e parë që thuhet nga perëndimorë.

Jeffrey Sachs është futur dy herë nga revista “Time” në listën e 100 personave më me ndikim në botë.

Pas