Bota

S’i dhanë insulinën, vdes 8-vjeçarja. Arrestohen 12 anëtarët e grupit fetar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 05/07/22 |
Opi Nion

Dymbëdhjetë anëtarë të një grupi fetar janë arrestuar për vdekjen e një vajze tetë vjeçare në Australi.

Elizabeth Struhs humbi jetën më 7 janar në një shtëpi në jug të Brisbane, pasi vuante nga diabeti, ndërsa familjarët i refuzuan insulina për gati një javë.

Në fillim të këtij viti, prindërit e saj u akuzuan për vrasje, torturë dhe mossigurim të nevojave të jetës.

Ndërkaq, policia tani thotë se do të ngrejë akuza ndaj 12 personave të tjerë – të moshës 19 deri në 64 vjeç – për vdekjen e vajzës.

Ky grup personash kishte qenë në dijeni të përkeqësimit të gjendjes mjekësore të Elizabeth, por nuk kërkuan ndihmë, tha Policia e Queensland në një deklaratë.

Prindërit e Elizabeth Struhs – Jason dhe Kerrie Struhs – janë anëtarë të një grupi të vogël fetar në qytetin e Tooëoomba që nuk është i lidhur me ndonjë kishë të zakonshme, sipas mediave lokale.

Policia pretendon se dyshja dhe të tjerët u lutën për shërimin e Elizabeth pasi ajo u sëmur rëndë, thanë mediat.

Ata kanë njoftuar efektivët 1 ditë pas vdekjes së Elizabeth.

Kryeinspektori i Detektivit Garry Watts tha se policia ishte befasuar nga ajo që gjeti, duke e quajtur hetimin të paprecedentë.

“Në 40 vitet e mia të policisë, nuk jam përballur kurrë me një çështje si kjo,” tha ai.

“Dhe unë nuk jam në dijeni të një ngjarje të ngjashme në Queensland, e lëre më Australi.”

Në një mbledhje fondesh të organizuar për të mbështetur vëllezërit e motrat e Elizabeth, motra e saj më e madhe Jayde Struhs tha se familja e saj ishte  “plotësisht e shkatërruar dhe zemërthyer nga ngjarja”.

Pas