Politikë

Kompjuter për shkollën me paratë e dëmshpërblimit, Vokshi: Veliaj mashtron


               Publikuar në : 18:02 - 08/11/19 |
Al Do

Pas lajmit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj se kishte dhuruar një kompjuter për shkollën “16 shtatori” në Pezë nga vlera e një gjyqi të fituar për shpifje, ka reaguar ish-deputetja Albana Vokshi duke e cilësuar mashtrim.

Vokshi shkruan se çështja ndaj Veliajt është në Gjykatën e Apelit dhe se Veliaj nuk ka marrë asnjë shumë parash si dëmshpërblim ndaj saj.

Më tej ajo shton se kreu i Bashkisë së Tiranës duhet të bëjë transparencë për fondet me të cilat ka blerë kompjuterin.

Më herët Veliaj publikoi në Twitter lajmin se nga paratë e marra si dëmshpërblim nga një gjyq për shpifje, ai kishte dhuruar një kompjuter për shkollën “16 shtatori”. Megjithatë Veliaj dha detaje se për cilin nga gjyqet bëhet fjalë. /Opinion.al

Pas